Drejtori i gazetës “Insajderi”, Parim Olluri, ka reaguar pas sqarimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës se nuk do të hetohen gazetarët e mediat, por zyrtarët që dyshohet se kanë zbuluar “fshehtësinë zyrtare”, raporton Express.
Olluri ka thënë se nuk e di sa është i saktë një njoftim i tillë meqë ai vet është intervistuar nga njësiti i Krimeve të Rënda të Policisë, të cilit kishin shkuar sot herët në redaksi.
Drejtori i Insajderit ka thënë se pas pak bashkë me avokatin do të paraqiten në stacion policor për t’u intervistuar.
Njoftimi i plotë:
Nuk e di sa eshte i sakte njoftimi i Prokurise qe thote se “mediat nuk do te hetohen”.
Ne mengjes Krimet e Renda te Policise zbarkuan ne Insajderi. Fillova intervistimin aty.
Kerkuan qe intervistimi te vazhdoj ne stacion policor.
Pas pak, bashke me avokatin e Insajderit jemi te obliguar qe te paraqitemi per intervistim ne stacion policor.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...