Policia: Autori i vrasjes së efektivit ka qëlluar veten me armë, në gjendje kritike për jetën - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 15:54

Policia: Autori i vrasjes së efektivit ka qëlluar veten me armë, në gjendje kritike për jetën

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 15:54

Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë ka qëlluar ndaj vetes dhe është në gjendje kritike për jetën. Ai qëlloi teksa ishte i rrethuar nga Forcat Speciale RENEA. Ambulanca ka shkuar në vendin ku ishte rrethuar ai.

Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.

Lexo Edhe:

Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.

Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se fshihet në zonë. Policia ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të riut.

Ai njihet si person problematik policisë pasi më parë ishte dënuar me pesë vite vite burg për drogë, por dënimi iu ul në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke dalë më pas nga qelia me masën e sigurisë “shërbim prove”. Aldi Rama 21-vjeçari që vrau oficerin e krimeve Saimir Hoxha prej orësh vijon të jetë në kërkim nga policia.I riu kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.