Pogradec/ Vret të dashurën 52-vjeçare me thikë dhe i vë flakën banesës, arrestohet 31-vjeçari - Gazeta Express
string(91) "pogradec-vret-te-dashuren-52-vjecare-me-thike-dhe-i-ve-flaken-baneses-arrestohet-31-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 11:11

Pogradec/ Vret të dashurën 52-vjeçare me thikë dhe i vë flakën banesës, arrestohet 31-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 11:11

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Pogradecit, ku një 31-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë partneren e tij 52-vjeçare dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës për të fshehur gjurmët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas hetimeve të Policisë së Korçës, autori Ilirjan Selmani kishte një lidhje trevjeçare me viktimën, Kozeta Teço. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, ai e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur, dhe më pas ka tentuar të maskojë krimin duke djegur banesën.

Fillimisht u mendua se vdekja kishte ardhur si pasojë e asfiksisë, por ekzaminimet zbuluan plagë të shkaktuara me thikë në trupin e viktimës. Pamjet e kamerave të sigurisë çuan në identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili u filmua pranë vendit të ngjarjes duke hedhur sende me gjurmë gjaku.

Selmani rezulton përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme të shëndetit mendor. Edhe viktima, e pamartuar dhe në kushte të vështira ekonomike, kishte pasur shqetësime psikologjike kohët e fundit.Ngjarja është nën hetim nga Prokuroria e Korçës.