Pogba preferon transferimin në Real Madrid - Gazeta Express
string(42) "pogba-preferon-transferimin-ne-real-madrid"

Gazeta Express

07/04/2020 9:36

Pogba preferon transferimin në Real Madrid

Gazeta Express

07/04/2020 9:36

Ylli francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, raportohet se do ta ketë prioritet ofertën e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, duke e preferuar kalimin në Spanjë më shumë sesa kthimin në Juventus apo rinovimin me Manchester Unitedin.

E përditshmja spanjolle AS raporton se njerëzit e afërt me Paul Pogban kanë mësuar se francezi e preferon kalimin në Real Madrid, ku mesfushori i Manchester Unitedi është përfolur për një transferim shpeshherë në vjetët e fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është tifoz i mesfushorit dhe emri i Pogbës është lart në listën e prioriteteve për drejtuesit në Santiago Bernabeu, ashtu siç ishte edhe verën e kaluar, kur dështoi transferimi pasi që Djajtë e Kuq s’pranuan ta ulnin çmimin për Pogban.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Pogba e preferon një kalim në kryeqytetin spanjoll më shumë sesa një kthim potencial në Juventus apo mundësinë e rinovimit të kontratës së tij në Old Trafford.

Kontrata aktuale e Pogbas me Manchrester Unitedin përfundon në vitin 2021 dhe klubi anglez dëshiron t’ia rinovojë kontratën këtë verë ose ta shesë atë, në mënyrë që të mos e humbë për asnjë cent verën e ardhshme.

Real Madridi tani shpreson që çmimi i Pogbas të bie edhe më shumë sesa në 115 milionë euro këtë verë, shkaku i krizës ekonomike që e ka sjell në futboll përhapja e koronavirusit.

Për më tepër, klubi spanjoll beson se marrëdhënia e mirë e drejtuesve të Los Blancos me agjentin e Pogbas, Mino Raiola, do t’u ndihmojë atyre në tentimin për ta sjellë fituesin e Kupës së Botës me Francën në Santiago Bernabeu. /Gazeta Express/