Po ndiqej nga policia: Vetura e tipit “Audi” shkatërrohet totalisht në aksident, vdesin 2 persona - Gazeta Express
string(93) "po-ndiqej-nga-policia-vetura-e-tipit-audi-shkaterrohet-totalisht-ne-aksident-vdesin-2-persona"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2021 7:51

Po ndiqej nga policia: Vetura e tipit “Audi” shkatërrohet totalisht në aksident, vdesin 2 persona

Lajme

Gazeta Express

02/08/2021 7:51

Dy persona janë konfirmuar të vdekur pasi një “Audi” u shkatërrua totalisht pas një aksidenti të rëndë, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia në Wolverhampton të Anglisë.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se kanë nisur menjëherë një hetim në lidhje me reagimin e policisë.

Lexo Edhe:

“Erdhën menjëherë shumë policë dhe një ambulancë. Ishte një përplasje e tmerrshme. Ne këtu nuk kemi pasur aksidente prej vitesh”, tha një banor i zonës ku ndodhi aksidenti.

“Përplasja ishte fatale dhe dy persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po kryejnë një vlerësim të rrethanave të ngjarjes pas referimit nga policia”, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.