Po kërkoni produkte pa gluten? Ky është vendi që duhet të vizitoni - Gazeta Express
string(65) "po-kerkoni-produkte-pa-gluten-ky-eshte-vendi-qe-duhet-te-vizitoni"

Po kërkoni produkte pa gluten? Ky është vendi që duhet të vizitoni

Gazeta Express

03/08/2020 13:39

Gluteni është një proteinë që gjendet në shumë drithëra, përfshirë grurin, thekrën, tërshëren dhe elbin. Po ashtu gluteni gjendet edhe në produktet si makaronat, buka, biskotat, salcat e përpunuara të sallatave, vitaminat apo erëzat e deri tek balsamet e buzëve.

Kjo proteinë nuk tretet në ujë gjë që shpjegon edhe vështirësinë e tretjes së tij në trup, për këtë arsye tek shumë njerëz organizmi reagon negativisht kur përdorin produkte që përmbajnë gluten. Disa nga simptomat e reagimit të organizmit janë: personi është si i hutuar, nuk ka energji, gjatë gjithë kohës është i plogësht, nuk e kupton pse nuk ndjehet mirë, ka probleme me lëkuren, dhimbje koke dhe barku etj.

Lexo Edhe:

Ndjeshmëria ndaj glutenit ndryshe njihet si sëmundja celiake dhe nëse diagnostikohesh me këtë sëmundje duhet të konsumoni produktet e mishit, fruta, perime, arra, fara dhe duhet të evitosh produktet e përpunuara.

Problemet me konsumimin e glutenit prekin deri në 6% popullsinë në të gjithë botën dhe shfaqet me shumë tek të rriturit.

Për të evituar një gjë të tillë duhet të keni kujdes, shikoni me vëmendje etiketat dhe zgjedh produkte që nuk kanë karbohidrate, që janë pa gluten, sepse mund të gjesh shumë produkte të tilla në supermarkete cilësore që i kushtojnë kujdes të veçantë kësaj kategorie siq është Super Viva.

Ky rrjet i marketeve sjellin llollojshmëri të produkteve për përsonat e ndjeshëm ndaj glutenit duke filluar nga çokollatat, çipsat, tortilla, salcë domatesh, pasta organike, biskota me copëza çokollate pa gluten, majonezë, keçap, xhemat coop, chicken fingers, ushqim meksikan Fajita, disa lloje të akulloreve coop etj.