Plot oferta nga jashtë për Gashijanin, Llapi i bindur se do ta kryejë transferin më të shtrenjtë në histori - Gazeta Express
string(106) "plot-oferta-nga-jashte-per-gashijanin-llapi-i-bindur-se-do-ta-kryeje-transferin-me-te-shtrenjte-ne-histori"

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 20:46

Plot oferta nga jashtë për Gashijanin, Llapi i bindur se do ta kryejë transferin më të shtrenjtë në histori

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 20:46

Elvir Gashijani mund ta bëjë lëvizjen më të madhe në karrierë gjatë këtij muaji. Llapi ka marrë oferta të shumta për yllin e tij dhe njërën prej tyre gjithsesi që pritet ta pranojë ne afatin kalimtar të janarit.

“Gazeta Express” mëson ekskluzivisht se majtakun ofanziv po e kërkojnë klubet nga Turqia, Rusia, Ukraina, Rumania e Sllovakia.

Trajneri Tahir Batatina beson se Gashijani do të bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollistëve kosovarë të Superligës, shkruan Gazeta Express.

Në një bisedë me “Gazeta Express”, trajneri llapjan ka zbuluar se Gashijani mund te shitet 800 mijë euro, ose edhe më shumë.

Llapi gjatë verës së kaluar kishte marrë ofertë prej 450 mijë eurove per yllin e tij, por kishte vendosur ta refuzonte atë dhe ta mbante lojtarin në “Zahir Pajaziti”.

Tash, vlera e kembëshpejtit është rritur dhe Llapi pritet të fitojë shumë më tepër nga shitja e tij. Mbetet të shihet në këtë muaj se cila do të jetë e ardhmja e Elvir Gashijanit. Llapjanët, nga ana e tyre, po i fërkojnë duart… /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement