Plani i rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, KE jep 158.9 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi e RMV-në - Gazeta Express
string(102) "plani-i-rritjes-i-be-per-ballkanin-perendimor-ke-jep-158-9-mln-euro-per-shqiperine-malin-e-zi-e-rmv-ne"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 14:42

Plani i rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, KE jep 158.9 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi e RMV-në

Lajme

Gazeta Express

20/05/2026 14:42

Komisioni Evropian ka vënë sot në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë, 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë e Veriut në kuadër të Programit për Reformë dhe Rritje.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian bëhet me dije se kjo vjen pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të zbatuara në fushat e konkurrueshmërisë së biznesit dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe dixhitalizimit në Maqedoninë e Veriut.

Shuma totale e paguar sipas Instrumentit, në përputhje me paketat përkatëse, arrin në 212.8 milionë euro për Shqipërinë, 89.3 milionë euro për Malin e Zi dhe 142.1 milionë euro për Maqedoninë e Veriut.

“Në Shqipëri, reformat e vlerësuara nga Komisioni përfshijnë masa për të përmirësuar mjedisin e biznesit, për të lehtësuar investimet dhe inovacionin, si dhe për të zgjeruar aksesin në financë, duke përfshirë edhe për bizneset e reja dhe kompanitë aktive në sektorët e gjelbër dhe dixhital. Nga 49 milionë eurot e disbursuara, 22.8 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), në varësi të procedurave përkatëse të miratimit.

Në Malin e Zi , Komisioni vlerësoi reformat në fushën e kërkimit dhe inovacionit, duke përfshirë mbështetjen për shkencëtarët, bizneset dhe institucionet kërkimore, si dhe forcimin e mëtejshëm të ekosistemit kombëtar të inovacionit. Nga 44.2 milionë euro të disbursuara, 20.6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura do të vihen në dispozicion për projekte investimi përmes WBIF-it.

Në Maqedoninë e Veriut , reformat e vlerësuara përfshijnë masa për të përmirësuar financimin e arsimit fillor dhe të mesëm dhe masa me qëllim zgjerimin e aksesit në infrastrukturën dixhitale dhe pajisjet e IT-së në shkolla. Nga 65.7 milionë euro të disbursuara, 30.6 milionë euro do të transferohen në buxhetin e shtetit, ndërsa fondet e mbetura vihen në dispozicion për projekte investimi përmes ËBIF-it”, thuhet në një njoftim të Komisionit Evropian.

Advertisement
Advertisement
Advertisement