Planetët më lëvizje binare rreth yjeve si dielli - objekt studimi për jetë jashtëtokësore - Gazeta Express
string(87) "planetet-me-levizje-binare-rreth-yjeve-si-dielli-objekt-studimi-per-jete-jashtetokesore"

Mistere

Gazeta Express

23/05/2022 22:26

Planetët më lëvizje binare rreth yjeve si dielli – objekt studimi për jetë jashtëtokësore

Mistere

Gazeta Express

23/05/2022 22:26

Planetët që bëjnë lëvizje binare rreth yjeve si dielli do të jenë objektiv kryesor për kërkim në jetën jashtëtokësore, thotë një studim

Meqenëse planeti i vetëm me jetë që njohim është Toka, që sillet rreth diellit, sistemet planetare që sillën në mënyrë të njëjtë dhe kanë të njëjtën madhësi, do të jenë objektiva për astronomët, në përpjekjen e tyre për të gjetur një planet jashtëtokësorë ku njerëzit mund të jetojnë.

Tani, studiuesit thonë se botët që kanë sistem binar të rrotullimit – me dy yje që kanë lidhje gravitacionale dhe sillen rreth njëri tjetrit – paraqesin rrugën më të mirë që t’i qasën këtij studimi.

Kjo për shkak se afërsisht gjysma e yjeve të madhësisë së Diellit janë në sistem binar ku energjia që buron e bën një rajon të banueshëm dhe sa më larg që është ai, mundësitë janë më të mëdha për jetë, thonë ekspertët e Universitetit të Kopenhagës.

Këto çifte yjesh e nxehin botët e njëri-tjetrit – që do të thotë se ato kanë një mundësi më të madhe të kenë ujë.

“Rezultati është emocionues prej që kërkimet për jetë jashtëtokësore janë bërë me pajisje të reja, jashtëzakonisht të fuqishme në vitet e fundit”, tha lideri i projektit, profesor Jes Kristian Jorgensen, transmeton GazetaExpress.

“Kjo rrit rëndësinë e të kuptuarit se si planetët janë formuar rreth llojeve të ndryshme të yjeve”.

“Rezultatet të tilla mund të përcaktojnë vende të cilat do të ishin jashtëzakonisht interesante për të zbuluar prova të jetës në to”.

Zbulimi bazohet në vëzhgime të bëra nga teleskopi ALMA në Kilë, për një yll të ri binar që ka diku 1000 vite dritë larg nga Toka.

I emëruar NGC 1333-IRAS2A, ai është i rrethuar me një disk gazi dhe pluhuri.

Ekipi i studiuesve krijuan një simulim kompjuterik duke shkuar prapa dhe para në kohë.

“Vëzhgimet na lejojnë të zmadhojmë yjet dhe të studiojmë se si pluhuri dhe gazrat lëvizin rreth orbitës së vet”, tha bashkëautori në këtë studim, Dr Rajika Kuruwita, po ashtu nga Universiteti i Kopenhagës.

“Simulimet do të na tregojnë se cilat ligje të fizikës t’i përdorim dhe si yjet kanë evoluar deri në çastin që ne i kemi vëzhguar dhe evolucionin e tyre të ardhshëm”.

Veçanërisht, lëvizjet e gazrave dhe pluhurit nuk ka ndonjë model të caktuar. Për magjitë “relative” të shkurtra mbi 1000 vjeçare të viteve bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Yjet binar bëhet 100 herë më i ndritur derisa të kthehet në gjendjen e tij të rregullt.

Ekspertët mendojnë se ky është një model ciklik që mund të shpjegohet me dualitetin e dy yjeve që sillen rreth njëri-tjetrit.

Në intervale të caktuara, graviteti i tyre i përbashkët do të ndikon në ambientin e tij rrotulluar në atë mënyrë që shkakton shkarkim të madh të sasive materiale nga ylli.

“Materiali që bie shkakton një nxehtësi të madhe. Kjo nxehtësi do ta bëjë yllin më të ndritur së zakonisht”, thotë Dr Kuruwita.

“Këto shpërthime do të copëtojnë gazrat dhe pluhurin. Teksa orbita ndërtohet përsëri, shpërthimet ende mund të kenë ndikim në strukturën e mëvonshme të sistemit planetar”.

Megjithatë, sistemi yjor përshkruar në studim ende është shumë i ri për planetët që formohen.

“Kometat ka të ngjarë të luajnë një rol kryesor për të krijuar mundësinë e zhvillimit të jetës në një planet. Kometat kanë në përbërje sasi të madhe të akullit me prani të molekulave organike”, tha profesor Jorgensen.

“Mund të imagjinohet që molekulat organike ruhen nga kometat gjatë epokave kur planeti është shterpë dhe më pastaj këto përbërje të molekulave do të shfaqën në sipërfaqen e planetit”.

“Nxehtësia që shkaktohet nga shpërthimet do të shkaktojë avullimin e kokrrave të pluhurit dhe akullit që i rrethon. Kjo mund të ndryshojë përbërjen kimike të materialit nga i cili janë formuar planetët”.

“Gjatësia valore që mbulon ALMA na lejon ne që të shohim këto molekula komplekse organike, pra molekula me 9-12 atome që përmbajnë karbon”.

“Molekula të tilla mund të ndërtojnë blloqe të më shumë molekulave komplekse,  të cilat janë çelës për jetën që e njohim ne. Për shembull, amino acidët të cilat janë zbuluar në kometa”.

ALMA (Atacama Large Millimeter/submillimeter Array) ka 66 teleskope që operojnë në mënyrë të koordinuar.

Kjo lejon që shkencëtarët të kenë një rezolucion shumë më të mirë se sa mund ta marrim nga një teleskop i vetëm.

Teleskopi i ri Hapësinorë James Webb (JWST) i lansuar Krishtlindjet e kaluara së shpejti do të bashkohet në studime për gjetjen e planetëve jashtëtokësore ku mund të këtë jetë.

Deri në fund të kësaj dekade ai do të plotësohet edhe me ELT (European Large Telescope) dhe të jashtëzakonshmin SKA (Square Kilometer Array).

ELT me pasqyrën zmadhuese 39 metra është teleskopi më i madh optik në botë dhe do të vëzhgojë kushtet atmosferike dhe ekzoplanetët jashtë sistemit tonë diellor.

SKA ka në përbërje mijëra teleskop në Afrikën e Jugut dhe Australi që punon në bashkërendim dhe do të kenë gjatësi valore më të madhe se ALMA.

“SKA do të mundësojë vëzhgimin e molekulave të mëdha organike drejtpërdrejt. Teleskopi Hapësinorë James Webb do të operojë me rreze infrared të cilat janë jashtëzakonisht të përshtatshme në vëzhgimin e molekulave në akull”, thotë profesor Jorgensen.

“Në fund, ne do të vazhdojmë ta kemi ALMA-n e cila është e përshtatshme veçanërisht në vëzhgimin e molekulave dhe formës së gazrave. Duke kombinuar burimet e ndryshme do të bëjnë që ne të kemi rezultate të mahnitshme”. Hulumtimi i ri do të publikohet në revistën Nature. /GazetaExpress/ Përktheu: Ardian Jasiqi/