Plagosja e trefishtë në Pejë, pamje të rënda nga gjuajtja me armë e palëve në konflikt - Gazeta Express
string(86) "plagosja-e-trefishte-ne-peje-pamje-te-renda-nga-gjuajtja-me-arme-e-paleve-ne-konflikt1"

Plagosja e trefishtë në Pejë, pamje të rënda nga gjuajtja me armë e palëve në konflikt

Lajme

Gazeta Express

22/05/2024 22:27

Tre persona janë plagosur sot në Pejë, derisa i dyshuari për rastin është në kërkim, raporton Gazeta Express.

Të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e momentit të plagosjes nga faqja “Deçani”.

Lexo Edhe:

Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha për Gazetën Express se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

“Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli. /GazetaExpress/