Pjesëtarët e FSK-së kthehen nga Turqia, Kurti i pret në aeroport - Gazeta Express
string(99) "pjesetaret-e-fsk-se-kthehen-prej-operaciont-te-kerkim-shpetimit-nga-turqia-kurti-i-pret-ne-aeroport"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2023 21:36

Pjesëtarët e FSK-së kthehen nga Turqia, Kurti i pret në aeroport

Lajme

Gazeta Express

20/02/2023 21:36

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë kthyer të hënën në Kosovë nga Turqia, ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 40.000 njerëz.

Pjesëtarët në aeroportin Prishtinës janë pritur nga kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ata gjithashtu u nderuan me medalje nga FSK-ja për punën e guximshme që kanë bërë në zonat e prekura nga tërmeti.

Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e operacione të kërkimit urban, mjekët dhe ata që u kujdesen për të plagosurit.