Kanë përfunduar dy çerekët e parë të ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovakisë, në kuadër të parakualifikimeve evropiane në Kupën e Botës 2023.
Rezultati pas pjesës së parë është 37:35 për “Dardanët”, shkruan Gazeta Express.
Në çerekun e parë, Kosova avanconte 23:15, por sllovakët arritën ta shkrinin epërsinë.
Ndeshjen mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Televizionin 7.
Në rast fitoreje sonte, Kosova do të kualifikohej tutje. /Gazeta Express/