Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e gruas në Pogradec. Ilirjan Selmani, autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teco sipas dëshmive të dala në media ka thënë se 52-vjeçaren e dashuronte dhe se nuk i bënte përshtypje diferenca në moshë, sepse i bashkonte dashuria. Por ai thotë se kohët e fundit viktima e rrihte.
“Besoj në Zot. E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës. Ajo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira.
Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më. E dija që ishte më e madhe por unë e doja. Nuk më bënte përshtypje mosha. Ajo me përdorte, nuk më donte”, rrëfehet 31-vjeçari në Polici
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...