Historiani klasik Herodoti besonte se Piramida e Madhe ishte ndërtuar nga 100 000 skllevër.
Imazhet e përshkruar prej tij të burrave, grave dhe fëmijëve që punonin dëshpërimisht në kushtet më të vështira, ka spikatur shumë në filmat e producentëve modernë. Por është e gabuar.
Provat arkeologjike tregojnë se Piramida e Madhe u ndërtua në fakt nga një forcë punëtore prej 5000 punonjësish të përhershëm me pagë, dhe nga afro 20 mijë punonjës të përkohshëm.
Këta punëtorë ishin njerëz të lirë, të mbledhur nën sistemin e shërbimit kombëtar për të punuar me turne tre apo katër mujore në vendin e ndërtimit, përpara se të ktheheshin në shtëpi.
Ata ishin vendosur në një kamp të përkohshëm pranë piramidës, ku paguheshin në formën e ushqimeve, pijeve, kujdesit shëndetësor dhe për ata që vdiqën në detyrë, varrim në një varrezë aty pranë.
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...