Pilotët thonë që panë UFO- astronautët thonë se ata kanë parë “trupa qiellorë” - Gazeta Express
string(75) "pilotet-thone-qe-pane-ufo-astronautet-thone-se-ata-kane-pare-trupa-qiellore"

Mistere

Gazeta Express

24/05/2022 22:00

Pilotët thonë që panë UFO- astronautët thonë se ata kanë parë “trupa qiellorë”

Mistere

Gazeta Express

24/05/2022 22:00

UFO-të janë parë më shumë viteve të fundit, por një incident ishte shumë intrigues, një raporti “frikshëm” që erdhi nga dy pilotë e që është shpjeguar më vonë nga astronomët si “rënie e trupave qiellor”

Më 25 maj 1995, fluturimi America West 564 pati një takim nga afër me një objekt fluturues të paidentifikuar (UFO) gjatë rrugës së tij nga Las Vegasi në Nevada. Kapiteni Eugene Tollefson dhe bashkëpiloti i tij John Waller ishin në lartësinë e fluturim me plot pasagjer duke fluturuar nga Dallasi i Teksasit, kur një stjuardesë shikoi diçka të çuditshme para tyre. Mes reve të shpërndara, skuadra raportoi për drita të misterioze në largësi.

Lexo Edhe:

Edhe pse nuk kishte ndonjë ndërveprim në mes të UFO dhe avionit, afërsia e shikimit e bëri atë një rast tepër intrigues.

Waller kontaktoi Trafikun e Kontrollit Ajror në Albuquerque të New Mexico, për ta raportuar objektin.

“Në orën tonë tre, pamë disa drita aty. A mund të na tregoni se çfarë ishin?”, thuhet të këtë thënë Waller në transkriptin.

“Ka një dritë dhe fillon…., lëviz në drejtim të kundër të akrepave të orës… gjatësia e tij është e pabesueshme”, thotë Waller pasi pyetet së çfarë po sheh.

Sistemi i radarëve nuk e kishte detektuar avionin, kështu që Kontrolli i Trafikut Ajror në Albuquerque kontaktoi kullën kontrolluese afër bazës së forcave ajrore afër për të shikuar nëse kanë ngritur ndonjë avion ajror në qiell.

“Cactus 564… ne kontrolluam edhe në Cannon dhe ata nuk kanë ndonjë avion, uh, balona meterologjike apo s’ka asgjë sonte”, i thotë pilotit Kontrolli Ajror.

“Askush nga ne nuk ka ide për këtë. A e shihni akoma?”.

“Negative… ku e pamë fillimisht ishte në mes të neve dhe motit dhe kur kishte rrufe mund të shikoje një objekt të errët, uh, kishte një pamje shumë të frikshme”, i përgjigjet piloti, transmeton GazetaExpress.

Incidenti ka mbetur mister, por astronomët u përpoqën që ta shpjegonin fenomenin më 2015 gjatë një dokumentari të Smithsonian Channel, ‘UFOs Declassified: Pilot Eyewitness’.

“Këto gjëra mund të mashtrojnë, mendoj se pilotët janë të trajnuar por për shembull mund të shohin planetë të ndritshëm”, tha Seth Shostak, astronom që udhëheq me Institute SETI për këtë dokumentar.

“Për njerëzit të cilët nuk i kushtojnë rëndësi qiellit të natës, është pak befasues”.

Narratori i dokumentarit shpjegoi se “trupat qiellor” mund të kishin luajtur një rol në fluturimin e America West 564 dhe përvojën e tyre të çuditshme.

“Nga 9000 metra lartësi, një planet ose yll mund të shfaqet i ndritshëm, duke ju dhënë iluzion së është UFO”, shton narratori.  

Dr Michael De Robertis, profesor i Astronomisë në Universitetin e Yorkut, shton që shikimi i UFO-ve, nuk është aq emocionues saqë ne e paraqesim.

“Ka të dhënë të gjëra të pilotëve ushtarak dhe komercial që kanë parë në qiell gjëra të paidentifikuara”, tha ai.

“Disa nga këta yje të ndritshëm mund të ju japin iluzionin se ata janë objekte fluturuese, pasi që ata e ndryshojnë dritat shumë shpejt”.

Dr De Robertis sugjeron që pilotët mashtrohen më së shumti nga ky fenomen që njerëzit shumë rrallë e shohin.

“Për aq sa ne i respektojmë pilotët tonë komercial dhe ushtarak, pjesë e trajnimit të tyre nuk janë edhe kurset e trajnimit për astronomi dhe astrofizikë. Qielli është i mbushur me shfaqje të çuditshme dhe mistere, por jo të gjitha ato janë UFO”.

Sipas space.com, gjatë vitit 2021 kishte një numër të madh të zbulimit të UFO-ve, me UFO dhe UAP – Fenomene Ajrore të Paidentifikuara – që morën më shumë vëmendje vitin e kaluar.

“Përpjekja për të zbuluar, gjurmuar, dhe matur fenomenin e UFO-ve në fushë, në kohë reale, kohëve të fundit kanë hyrë në një fazë të re”, ka thënë Mark Rodeghier, drejtor shkencor për Qendrën e Studimeve të UFO-ve në Çikago.

“Teknologjia tani është më e mira, mjetet softverike janë përmirësuar dhe interesi i tanishëm për UFO ka tërhequr profesionist të rinj dhe të kualifikuar”.

“Edhe pse nuk mund ta parashikojmë së sa shpejt ne do të marrim njohur fondamentale për UAP/UFOs, besoj së këto përpjekje kanë shumë të ngjarë të kenë sukses dhe të vendoset një kërkim për UFO duke u bazuar në të dhëna të sakta fizike”.

“Si pasojë e kësaj, ne do të kemi më shumë prova – sikur të ishte e nevojshme – që fenomenet e UFO-ve është real dhe mund të studiohet shkencëtarisht”. /GazetaExpress/