Pezullohet nga detyra, Ibër Alaj - Gazeta Express
string(31) "pezullohet-nga-detyra-iber-alaj"

Sporte tjera

Moral Pozhegu

12/11/2021 16:30

Pezullohet nga detyra, Ibër Alaj

Sporte tjera

Moral Pozhegu

12/11/2021 16:30

Departamenti i Sportit pranë Ministrisë së Sportit ka mbetur pa shef.

Lexo Edhe:

Në fakt, udhëheqësi i këtij Departamenti, Ibër Alaj është pezulluar për një periudhë të pacaktuar nga pozita e tij.

Vendimin e ka marrë Komisioni Disiplinor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Gazeta Express” e ka siguruar ekskluzivisht dokumentin me vendimin dhe arsyetimin që është marrë në drejtim të Alajt, i cili e udhëheq qe një kohë të gjatë këtë Departament.

“Pezullohet nga detyra z. Ibër Alaj, udhëheqës i Departamentit të Sportit në MKRS, si masë e sigurisë për zhvillimin e procedurës disiplinore. Pezullimi në pikën 1 zgjat deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar të procedurës disiplinore”, shkruan në vendimin e marrë nga MKRS-ja.

Ndërkohë, Komisioni Disiplinor në MKRS i ka përmendur edhe provat përmes së cilave është bazuar në marrjen e vendimit – pezullim nga detyra.

Kryesisht, akuzat ndaj Alajt lidhen me parregullsi që janë gjetur nga Komisioni rreth licencimit dhe shpenzimeve të Federatës së Taekwondos, por edhe me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Vendimi i është dërguar Kabinetit të Ministrit, zyrës së Sekretarit të Përgjthshëm të MKRS-së, Divizionit të Burimeve Njerëzore të MKRS-së, Komisionit Disiplinor të Nëpunësve Civil, Ibër Alajt dhe Arkivës.

Ndërkohë, Alaj, i kontaktuar nga “Gazeta Express” është deklaruar absolutisht i pafajshëm.

Sipas tij, lënda është në fazën e hershme dhe nuk deshi të zgjerohej më shumë me deklarata.

Sidoqoftë, Alaj u zotua se gjithmonë e ka kryer punën me nder dhe përgjegjësi.

“Akoma është një fazë e hershme, ende nuk ka ndonjë epilog, kështu që presim në proceset e mëvonshme. Unë absolutisht jam i pafajshëm. Sa i përket mandatit tim, jam edhe krenar dhe e kam kryer punën me shumë përgjegjësi dhe mendoj se kam arritur rezultate në karrierën time qoftë ndërkombëtarizimin e sportit, qoftë në infrastrukturën sportive, qoftë në fuqizimin e organizatave sportive”, deklaroi Alaj për “Express”.

Ai e kishte marrë përkohësisht detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe të Sportit, por tashmë është zëvendësuar në këtë pozitë.

“Express” do t’ju mbajë të informuar në vazhdimësi me rrjedhën e këtij rasti. /Gazeta Express/