Pezullohet Liga Unike Kombëtare që kishte bërë jehonë kur ishte formuar - Gazeta Express
string(71) "pezullohet-liga-unike-kombetare-qe-kishte-bere-jehone-kur-ishte-formuar"

Pezullohet Liga Unike Kombëtare që kishte bërë jehonë kur ishte formuar

Basketboll

Gazeta Express

18/11/2022 21:31

Njëra prej ligave në basketboll që ishte trumbetuar më të madhe kur ishte formuar, është pezulluar për shkak të tërheqjes së disa klubeve të Shqipërisë

Liga Unike Kombëtare në basketboll për meshkujt nuk do të ekzistojë më.

Lexo Edhe:

Kështu kanë lajmëruar me anë të një njoftimi në facebook organizatorët e saj, të cilët me anë të një vendimi që kanë marrë kanë pezulluar atë.

“Bordi Drejtues i Ligës Unike sot më 18.11.2022 në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për Meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave”, thuhet në këtë vendim.

“Deri te ky vendim Bordi Drejtues i Ligës Unike ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige. Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj Bordi Drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj”, thuhet ndër të tjera në këtë vendim që është nënshkruar nga Ilir Trebicka që është kryetar i Ligës Unike. /GazetaExpress/