Petkoviq kapet me Kurtin, i cili tha se djali i Rashiqit u rrah për motive politike - Gazeta Express
string(82) "petkoviq-kapet-me-kurtin-i-cili-tha-se-djali-i-rashiqit-u-rrah-per-motive-politike"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 10:37

Petkoviq kapet me Kurtin, i cili tha se djali i Rashiqit u rrah për motive politike

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 10:37

“Përpjekjet e sinkronizuara dhe të drejtuara nga Prishtina për të paraqitur sulmin në të cilin Nikolla Rashiq u lëndua si një lloj ballafaqimi i pretenduar politik me babanë e tij Nenad Rashiq, janë rrotullimet dhe abuzimet më të zakonshme të fëmijëve për qëllime politike”, tha drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që Nikolla Rashiq u rrah si viktimë e politikës së babait të tij, i cili nuk u përkul dhe nuk iu nënshtrua Beogradit, është veçanërisht e pacipë”, deklaroi Petkoviq.

Lexo Edhe:

Ai tha se akuzat janë të pabazuara, të rrezikshme dhe të rreme. Ai i cilësoi deklaratat e Kurtit si përpjekje e drejtpërdrejtë për ta fshehur të vërtetën.

“Kjo është arsyeja pse kulmi i hipokrizisë dhe vrazhdësisë së Albin Kurtit është të përdorë një situatë të tillë për të sulmuar Serbinë dhe Listën Serbe, dhe Nikolla Rashiqin ta abuzojë atë për lojëra politike në periudhën pas zgjedhjeve në Kosovë dhe Metohi”, tha Petkoviq. /Express/