Petroviq sulmon Trajkoviqin pasi deklaroi se pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit qëndron Lista Serbe - Gazeta Express
string(99) "petroviq-sulmon-trajkoviqin-pasi-deklaroi-se-pas-sulmit-ndaj-djalit-te-rashiqit-qendron-lista-serbe"

Petroviq sulmon Trajkoviqin pasi deklaroi se pas sulmit ndaj djalit të Rashiqit qëndron Lista Serbe

Lajme

Gazeta Express

22/02/2021 23:23

Drejtor i së ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar deklarimeve të Rada Trajkoviq, e cila së fundi pati akuza ndaj Listes Serbe por dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, për situatën e krijuar me rrahjen e djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq.

Petkoviq shkruan se Trajkoviq po keqpërdor sulmin ndaj djalit të Rashiqit, për përfitimet e saj politike.

Lexo Edhe:

”Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë caku, këtu nuk ka asnjë dilemë. Por ajo që po bëni ju Rada Trajkoviq, duke keqpërdorur sulmin në djaloshin për llogaritë tuaja politike, është turp i veçante. Vazhdoni ju me fushatën e urrejtjes, cak i së cilës janë shpesh fëmijët e presidentit Vuqiq. Për ju asgjë nuk është e shenjtë”

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmetaj ka konfirmuar rastin për Gazetën Express.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.  Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime  dhe i njëjti është dërguar  për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i  mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, shtoi Ahmetaj.