Kanë mbetur edhe tre ditë kur do t’i drejtohen kësaj Gjykate.
Kjo pasi peticioni të cilën e kanë nisur nga muaji shkurt, tashmë ka arritur mbi 170 mijë nënshkrime.
Nga Organizata e Veteranëve të Luftës thonë se pa numëruar u kanë mbetur edhe nënshkrimet nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Me të numëruar ato, OVL UÇK presin që do të rezultojnë mbi 200 mijë nënshkrime.
“Deri më tash janë mbi 170 mijë nënshkrime nëse nuk gaboj. Nënshkrimet e Maqedonisë ende nuk i kam marr, nesër në ora 16 apo 17 masdite do t’i marr. E kam një informacion kështu që më kanë thënë diku 9 mijë nënshkrime nga Maqedonia. Nga Shqipëria e kemi marr një pjesë bukur të mirë. Me numër sakt nuk e di, nesër marr informacionin e saktë”, ka thënë Gucati.
Peshën e këtij peticioni, kryetari i OVL-UÇK-së po e krahason me atë të protestave.
“Gjithmonë nënshkrimet prej do peticioneve të mira qojnëë peshë sa një protestë muj me thonë. Se peticioni tregon nënshkrimet e qytetarëve që janë të pakënaqur me këtë Gjykatë Speciale, të pakënaqur me punën e saj, veprimet e saja”, u shpreh tutje Gucati.
Por edhe efekt juridik, Gucati po beson se do të ketë.
“Nënshkrimet apo peticionet garantohen me Konventa Ndërkombëtare dhe unë besoj se do të ketë. Se të gjitha ato nënshkrimet, jemi dëshmitarë të ngjarjeve, jemi dëshmitarë të një lufte të padrejtë që ka ndodhur në Kosovë. Dhe ne i tregojmë Gjykatës apo gjyqtarëve që të mos i dëgjojnë prokurorët duke gënjyer se prokurorët kanë gënjyer dhe kanë marrë material nga Serbia”, theksoj Gucati.
Ky peticioni kombëtar i organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka nisur zyrtarisht më 25 shkurt 2026.
Ai u lansua si në formë fizike, ashtu edhe online, duke u shtrirë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, përmes së cilës kërkohet respektim i plotë dhe i pakushtëzuar i të drejtave themelore të katërshes së UÇK-së.