Personi i plagosur në Prishtinë është këshilltar i Fatmir Limajt - Gazeta Express

Personi i plagosur në Prishtinë është këshilltar i Fatmir Limajt

Gazeta Express

17/12/2019 19:25

Sonte në Veternik të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë.

Rastin në fjalë e kanë konfirmuar për Express edhe nga Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.

Express mëson nga burime të sigurta, të afërta me palët e përfshira në konflikt,  se i plagosuri është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj. /Express/