Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person - Gazeta Express
string(57) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-prishtine-plagoset-nje-person"

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Gazeta Express

17/12/2019 18:25

Në lagjen Veternik të Prishtinës mbrëmjen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri, si pasojë e kësaj, një person është plagosur, raporton Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë për një person të plagosur me armë zjarri në Veternik –Prishtinë. Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve të para nga terreni viktima i plagosur menjëherë është transportuar në drejtim të QKUK’së dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti./Express/