Përplasja MKRS – FFK në përmasa të gjera, kush ka të drejtë? - Gazeta Express
string(56) "perplasja-mkrs-ffk-ne-permasa-te-gjera-kush-ka-te-drejte"

Futboll

Moral Pozhegu

23/01/2026 23:10

Përplasja MKRS – FFK në përmasa të gjera, kush ka të drejtë?

Futboll

Moral Pozhegu

23/01/2026 23:10

Në ditët e fundit ka shpërthyer një përplasje mes Ministrisë së Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

E para po e akuzon të parën për keqmenaxhim, keqpërdorime, shkelje të rregullave dhe mosharmonizim të statutit, ndërsa ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku shkoi edhe më larg duke e informuar edhe UEFA-n e FIFA-n për këto parregullsi që konsideron ai se ekzistojnë në shtëpinë e futbollit kosovar.

E kjo e dyta po konsideron se gjithçka është “në vijë” dhe se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet në mënyrë të rregullt më 5 shkurt.

Institucioni më i lartë i futbollit kosovar insiston se e ka në rregull statutin me intervenimet që i kishte bërë pas kërkesave të Ministrisë së Sportit për ndryshime në statut.

Në një linjë me versionin e FFK-së është edhe analisti i “Favoritit” në T7, Alban Lumi.

“MKRS kishte kërkuar në vitin 2025 që të përsëritet Kuvendi i Punës së FFK-së vetëm e vetëm që të harmonizohet statuti në plotni me legjislacionin në fuqi për sportin. Aty ishte prezent përfaqësuesi i MKRS-së dhe pas Kuvendit nuk u dha asnjë vërejtje. Është e pakuptueshme se si MKRS-ja nuk reagoi më herët, por vetëm tash kur është caktuar Kuvendi i ri zgjedhor”, thotë Lumi për “Express”.

E analisti tjetër i “Favoritit” në T7, Taulant Dajaku e sheh këtë moment si të duhurin që Ministria e Sportit të mos lejojë më parregullsi në FFK dhe ta kërkojë ndëshkimin e kësaj peng marrjeje.

“Ministria e Sportit kaherë ka treguar se statuti as rregulloret s’po ndiqen. MKRS-ja ka dhënë kohë që FFK-ja t’i përmirësojë ato, por fakti se FFK-ja s’e bën dot asnjë hap përmirësimi, mendoj se tashmë edhe Ministria e Sportit do ta kuptojë kush është çështja esenciale në këtë mes dhe që ka të bëjë me një rrjet korrupsioni dhe peng marrje të FFK-së dhe jo gjë tjetër. Këtë herë, Ministria e Sportit s’duhet të tolerojë më gjatë dhe të bëjë kompromis me ligjin. Duhet ta kërkojë ndëshkimin e kësaj peng marrjeje që i është bërë futbollit nga një individ, i cili e ka ndërtuar një rrjet kriminal korrupsioni me paratë që janë të dedikuara për futboll, ndërsa ato përfundojnë në duart e Agim Ademit dhe të sejmenëve të tij”, deklaroi Dajaku për “Express”.

Ministria e Sportit insiston se nuk do t’i njohë zgjedhjet në FFK pa u bërë ndryshimet dhe harmonizimi i statutit, të cilin e ka kërkuar nga Federata e Futbollit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement