Pylli me pisha në Gramsh është përpirë nga flakët. Shkak i zjarrit është bërë hedhja e një cigareje në pyll duke shkrumbuar një sipërfaqe e madhe në dalje të qytetit në vendin e quajtur Çekrez.
E rrezikuar ka qenë edhe një pikë karburanti. Fatmirësisht është ndërhyrë në kohë nga zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur izolimin e flakëve duke shmangur rrezikun.
/Express