Përmbytje dhe stuhi në Shqipëri, ministri: Jemi afër pikës kritike - Gazeta Express
string(64) "permbytje-dhe-stuhi-ne-shqiperi-ministri-jemi-afer-pikes-kritike"

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2023 13:17

Përmbytje dhe stuhi në Shqipëri, ministri: Jemi afër pikës kritike

Shqiperi

Gazeta Express

19/01/2023 13:17

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë një konferencë për shtyp ka raportuar mbi situatën e krijuar në Shqipëri pas përkeqësimit të motit.

“Jemi në pikën kritike, por jo të pamenaxhueshme nga forcat në terren. Jemi një metër larg pikës kritike sa i përket nivelit të ujit. Reshjet do vijojnë deri me dt 21, por situata është optimiste”, tha Peleshi.

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi është shprehur se parashikohet që të ketë shtim të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dhe zonat periferike të Shkodrës që ndodhen afër liqenit.

Ditën e sotme parashikohet të ketë rritje të prurjeve në lumenjtë Buna, Drin, Mat dhe Vjosë. Për pasojë, pritet të kemi shtim të përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dhe zonat periferike të qytetit të Shkodrës, në afërsi të liqenit. Rrezik të shtuar të përmbytjeve në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë edhe në lumin Vjosë. Jemi afër niveleve kritike, por projeksionet nuk janë pesimiste.

Reshjet e shiut të shoqëruara edhe me breshër e borë kanë përfshirë thuajse gjithë vendin. Për pasojë në Shkodër 1 mijë hektarë tokë është e përmbytur.

Reshjet e dendura të shiut në Lezhë kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit duke krijuar problematika dhe vështirësi në qarkullim. Për këtë arsye, në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Lezhës u pezullua procesi mësimor për shkak të pranisë së ujit në oborret e shkollave. /Gazeta Expresss