Përfundon ndeshja, Peja mposht Trepçën dhe ngushton serinë gjysmëfinale - Gazeta Express
string(70) "perfundon-ndeshja-peja-mposht-trepcen-dhe-ngushton-serine-gjysmefinale"

Sport

Gazeta Express

15/05/2022 20:07

Përfundon ndeshja, Peja mposht Trepçën dhe ngushton serinë gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

15/05/2022 20:07

Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale të “Play-off”-it. Mitrovicasit tani udhëheqin me 2:1, teksa skuadra që shënon tri fitore kalon në finalen e madhe.

Ndeshja e zhvilluar në “Karagaçi” dhuroi spektakël deri në fundin e ndeshjes, ku pastaj situata u tensionua, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

26 sekonda para fundit të ndeshjes, ekipi mitrovicas u largua nga palestra pasi u ankuan në mungesë të sigurisë.

Situata eskaloi pastaj edhe më shumë, pasi filloi një përplasje mes tifozëve.

Ndeshja u ndërpre për një kohë, derisa u larguan të gjithë tifozët nga palestra. Pas zbrazjes së “Karagaçit”, ekipi i Trepçës u rikthye dhe loja vazhdoi aty ku kishte mbetur.

Peja në fund fitoi me rezultatin 72:66. Edhe ndeshja e radhës do të zhvillohet në këtë vend, të enjten.

Te Peja u dalluan Calvin Godfray me 15 pikë e 15 kërcime dhe Darius Washington me 19 pikë e pesë asistime, kurse te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi dhe Rodney Purvis me nga 15 pikë. /Gazeta Express/