Perez: “Sergio Ramos si Cristiano Ronaldo” - Gazeta Express
string(39) "perez-sergio-ramos-si-cristiano-ronaldo"

Perez: “Sergio Ramos si Cristiano Ronaldo”

Instant

Gazeta Express

25/06/2021 8:47

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, është rikthyer të flasë për largimin e kapitenit, legjendës së Los Blancos, Sergio Ramos.

Në një intervistë në ‘El Transistor’ të Onda Cero, Perez ka deklaruar se Reali nuk mundi t’i ofrojë kushte Ramosit, ashtu siç nuk ka mundur që t’i ofrojë Cristiano Ronaldos.

Atij do t’i bëhej qejfi që Ramos të shkojë në Paris Saint Germain, klub për të cilin flitet se tashmë kanë rënë dakord.

“Ramos në PSG? Do të më bëhej qejfi nëse shkon në një klub ku do t’i ofronin ato që s’kemi mundur ne t’i ofrojmë, njëjtë siç ka ndodhur me Cristianon”, deklaroi Perez.

“Kam admirim për Sergio dhe nuk do të flas për këtë. Ai ka qenë një legjendë e Real Madridit. Ne kemi thënë tashmë gjithçka që kishim për të thënë në lidhje me këtë temë. Unë nuk do të jap versionin tim. Ne i ofruam atij një kontratë, i thamë se kishte një afat dhe ai nuk e pranoi atë. Ai mendoi ndryshe. Ai do të bëjë shumë mirë me siguri. Ai do të kthehet, kjo është shtëpia e tij. Më ka ndodhur me lojtarë të tjerë. Unë e dua atë sikur të ishte djali im. Nuk do të flas këtu kush ka e kush nuk ka të drejtë. Natyrisht se e kam të vështirë. Unë e dua Sergio si djalin tim. Unë e solla atë në 2005. Sigurisht që më vjen keq”.  /Gazeta Express/