Penza shpallet kampione e Kosovës - Gazeta Express
string(33) "penza-shpallet-kampione-e-kosoves"

Penza shpallet kampione e Kosovës

Sport

Gazeta Express

22/04/2022 23:14

Penza e ka mundur Prishtinën me rezultat 79:62 (21:18, 14:19, 25:5, 19:20), në ndeshjen e katërt finale të “Play-off”-it të Superligës së Femrave, duke u shpallur kampione e Kosovës dhe mbrojti titullin e fituar edicionin e kaluar. 

Çereku i parë ishte i barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, pa arritur shkëputjen në rezultat dhe kjo bëri që të zhvillohet një lojë interesante, ndërsa kjo pjesë përfundoi 21:18. Periudhën e dytë shumë më mirë e nisën vashat prishtinase, që kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 25:35, megjithatë pejanet nuk dorëzohen, duke shkuar në pushim me shifrat 35:37.

Lexo Edhe:

Perioda e tretë ‘foli’ tërësisht në të mirë të skuadrës vendase, që dominoi në mbrojtje dhe në sulm, ku këtë pjesë e fiton me 20 pikë dallim, 25:5, ndërsa rezultati pas 30 minutash në semafor ishte 60:42. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe kjo mjaftoi që Penza të shpallet kampione e Kosovës.

Medaljet e argjendta i kanë ndarë anëtarët e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu dhe Dardan Kasapolli, kurse medaljet e arta i kanë ndarë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Kupën kapitenes së Penzës, Valbona Bytyqi ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu. /Gazeta Express/