Peja “zgjohet” nga të shtënat me armë zjarri, pamje nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(69) "peja-zgjohet-nga-te-shtenat-me-arme-zjarri-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes"

Peja “zgjohet” nga të shtënat me armë zjarri, pamje nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

18/12/2022 9:09

Mëngjesi ka nisur me të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Pejë. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se gjuajtja me armë zjarri është bërë në drejtim të një mishtore aty.

Gjithashtu policia ka konfirmuar se nuk ka njerëz të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo Edhe:

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është rrethuar me shirita vendi ku ka ndodhur incidenti.

Nuk raportohet për të arrestuar, teksa policia ka pranuar informatën për incidentin pas orës 07 të mëngjesit të sotëm.

Pamje nga vendi i ngjarjes: