Peja shënon fitore bindëse ndaj Yllit në Suharekë - Gazeta Express
string(49) "peja-shenon-fitore-bindese-ndaj-yllit-ne-suhareke"

Peja shënon fitore bindëse ndaj Yllit në Suharekë

Sport

Gazeta Express

07/03/2023 21:03

Peja ka regjistruar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në derbin e javës së 24-t në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për trajneri Rami Hadar nga katër ndeshje që prej ardhjes së tij, prej të cilave dy në Ligën Ballkanike, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Peja triumfoi sonte në palestrën “13 Qershori” me rezultatin 78:95.

Arian Qollaku me 18 pikë dhe David Joseph me 17 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.

Henrik Sirko dhe Wesley Washpun u dalluan te kampioni në fuqi, me nga 15 pikë të shënuar secili.

Të dy skuadrat tani kanë bilanc të njëjtë në Superligë, pasi kanë të regjistruara nga 17 fitore dhe shtatë humbje. Edhe bilanci i përballjeve mes këtyre dy skuadrave tani është i njëjtë – 2:2.

Peja renditet e dyta në tabelë me 41 pikë, aq sa ka edhe Ylli një pozitë më poshtë. /Gazeta Express/