Peja është renditur në vendin e tretë në Ligën Ballkanike.
Kampionët e Kosovës për vendin e tretë kanë mundur Lovcen nga Mali i Zi me rezultat 93:82 (31:21, 19:19, 23:21, 20:21).
Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 31:21, derisa më pas është zhvilluar lojë kryesisht e barabartë, por e mjaftueshme për Pejën që fitoi në fund me 11 pikë dallim, 93:82.
Më i miri te Peja ishte Justin Davis me 34 pikë e dhjetë kërcime.
/Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...