Dy prej klubeve më të mira të basketbollit të pasluftës në Kosovë, Peja dhe Sigal Prishtina do t’i matin forcat sonte në parket.
Verdhezinjtë dhe Bardhekaltrit do të përballen në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike, shkruan “Gazeta Express”.
Aktualisht, të dy gjigantët e basketbollit kosovar i kanë nga tri fitore dhe nga një humbje, duke i grumbulluar nga 7 pikë, për t’i mbuluar pozitat tre dhe katër në tabelë.
Ndeshja mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të luhet në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë pasi në palestrën “Karagaç” në Pejë nuk po funksionon semafori kryesor.
Kjo ndeshje, e cila pritet të jetë mjaft interesante dhe me plot ethe, do të nisë në orën 19:00. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...