Peja pëson në Gjermani - Gazeta Express
string(22) "peja-peson-ne-gjermani"

Basketboll

Gazeta Express

18/10/2023 23:06

Peja pëson në Gjermani

Basketboll

Gazeta Express

18/10/2023 23:06

Peja është mundur në Gjermani nga NINERS Chemnitz, ku dallimi u bë në pjesën e parë, pasi e para ishte e barabartë. Verdhezinjtë pësuan 98:72 (26:29, 22:16, 25:11, 25:16).

Peja bëri paraqitje shumë të mirë, ku jo vetëm që ishte e barabartë përballë gjermanëve, por edhe për një nuancë më e mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:19. Periudha e dytë ishte e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 48:45.

Megjithatë, dallimi u bë në periudhën e pjesën e dytë. Këtu u ndie edhe mungesa e Lis Shoshit dhe Arian Qallakut, ndërsa gjermanët treguan fuqinë e tyre, duke e fituar ndeshjen 98:72.

Jacop Calloway i Pejës e mbylli ndeshjen me 14 pikë e 13 kërcime, ndërsa Jay Jay Chandler shtoi 17 pikë, kurse Justin Davis me 14.

Takimin e radhës dhe të parin në shtëpi në këtë edicion për garat ndërkombëtare, kampionia e Kosovës do ta ketë më 25 Tetor kundër Heroes Den Bosch nga Holanda.

Advertisement
Advertisement
Advertisement