Peja njofton për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Kakiouzis - Gazeta Express
string(66) "peja-njofton-per-vazhdimin8-e-bashkepunimit-me-trajnerin-kakiouzis"

Basketboll

Gazeta Express

29/05/2026 23:42

Peja njofton për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Kakiouzis

Basketboll

Gazeta Express

29/05/2026 23:42

KB Peja ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Michalis Kakiouzis, i cili do të jetë në krye të skuadrës edhe për sezonin 2026/27.

Klubi pejan ka bërë të ditur se Kakiouzis, në një periudhë shumë të shkurtër drejt fundit të sezonit të kaluar, arriti të rikthejë disiplinën dhe shpirtin sportiv në ekip, duke aplikuar një stil basketbolli të organizuar dhe atraktiv, që pritet të vazhdojë edhe në edicionin e ri.

Sipas njoftimit të klubit, objektivat për sezonin e ardhshëm janë edhe më të larta, me synimin për të ndërtuar mbi bazën e krijuar dhe për të rritur ambiciet në garat vendore.

“Fillojmë këtu, vazhdojmë përpara,” thuhet në mesazhin e klubit, duke sinjalizuar vazhdimësi dhe stabilitet në projektin sportiv të Pejës.

Ky është postimi i plotë i klubit pejan:

“KB Peja vazhdon me Michalis Kakiouzis!

Ju njoftojmë se Michalis Kakiouzis, vazhdon të mbetet trajner i KB Peja edhe për sezonin 2026/27.

Kakiouzis, në një kohë shumë të shkurtër në fund të sezonit të kaluar – riktheu në skuadër diciplinën dhe shpirtin sportiv, duke aplikuar basketboll të mrekullueshëm, që do të vazhdojmë ta shohim edhe këtë edicion, me synime më të mëdha.

Fillojmë këtu, vazhdojmë përpara!”, thuhet në njoftimin e klubit.

KB Peja në sezonin që sapo e kemi lënë pas u eliminua në gjysmëfinale të “play-offit” nga fituesi Trepça, me rezultat prej 3-1./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement