Peja me fitore bindëse kundër Istogut - Gazeta Express
string(37) "peja-me-fitore-bindese-kunder-istogut"

Basketboll

Gazeta Express

10/12/2023 20:26

Peja me fitore bindëse kundër Istogut

Basketboll

Gazeta Express

10/12/2023 20:26

Peja pa shumë problem ka shënuar fitore kundër Istogut me rezultat 63:113 (18:25, 21:26, 13:29, 11:33). Përballja u zhvillua në kuadër të javës së 12-të të Superligës.

Verdhezinjtë e nisën ndeshjen më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi të dyfishtë, 10:20, derisa çerekun e parë e fituan 18:25. Pejanët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e kontrolluar ndeshje, për të shkuar në pushim me shifrat 39:51.

Lexo Edhe:

Kampionët e Kosovës e thelluan edhe më shumë në periodën e tretë, si dhe në dhjetë minutat e fundit, për të triumfuar në fund 63:113.

Te Istogu u dalluan Tyres Prince me 19 pikë e 12 kërcime dhe Desmont Halloëay me 24 pikë e pesë kërcime, kurse te Peja më të mirët ishin Justin Davis me 29 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime, Meriton Ismaili me 20 pikë, Jay Jay Chandler me 15 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime dhe Albin Berisha me 11 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Istogu mbetet në vendin e fundit me një fitore e dhjetë humbje, kurse kampionët e Kosovës kanë nëntë fitore e tri humbje.