Peja eliminon Sigal Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(59) "peja-eliminon-sigal-prishtinen-kualifikohet-ne-gjysmefinale"

Peja eliminon Sigal Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Gazeta Express

23/04/2021 18:59

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it të Superligës, pasi fitoi ndeshjen e tretë çerekfinale (2:1) ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 100:83 (25:19, 25:25, 25:23, 25:16).

Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur 10 pikë epërsi në çerekun e pare (25:15), që përfundoi 25:17. Perioda e dytë ishte tërësisht e barabartë, çka e dëshmon edhe rezultati 25:25, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 50:44.

Lexo Edhe:

Vendasit ishin në epërsi konstante edhe në periodën e tretë, ku përkundër tentimeve nga prishtinasit, kjo pjesë përfundoi 25:23, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:67. Në 10 minutat e fundit, Peja menaxhoi lojën dhe epërsinë e krijuar, duke e thelluar edhe më shumë, për të triumfuar 100:83, çka i mjaftoi për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni. Gjysmëfinalja e parë zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Te Peja u dalluan Brandon Walters me 33 pikë e 16 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Aj Walton me 19 pikë e 8 asistime, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 26 pikë dhe Tevin Mack me 25.