Peja e Trepça zbresin sonte në parket për të luajtur në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(71) "peja-e-trepca-zbresin-sonte-ne-parket-per-te-luajtur-ne-fiba-europe-cup"

Basketboll

Gazeta Express

15/11/2023 10:25

Peja e Trepça zbresin sonte në parket për të luajtur në FIBA Europe Cup

Basketboll

Gazeta Express

15/11/2023 10:25

Peja dhe Trepça do të kenë sfida të rëndësishme sonte në grupet e FIBA Europe Cup.

Kampionët e Kosovës do të jenë mysafirë të Heroes Den Bosch, në një sfidë jetike.

Lexo Edhe:

 Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, duke u renditur momentalisht në vendin e dytë, kurse holandezët i kanë katër humbje në katër ndeshje.

Pejanët kishin triumfuar ndaj holandezëve 99:84.

Liderët e Superligës e kanë mundur edhe PGE Spojnia Stargard, që ka po ashtu dy fitore e dy humbje.

Polakët do të ndeshen me Niners, që i kanë katër fitore në katër ndeshje dhe kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ndërkohë, Trepça është mysafire e ZZ Leiden.

Holandezët dhe BCM Gravelines Dunkerque kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit kanë pësuar dy humbje në dy ndeshje.

Fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin mundur nga ZZ Leiden në Mitrovicë me shifrat 54:84.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:00. /Gazeta Express/