Peja e sfidon liderin - Gazeta Express
string(21) "peja-e-sfidon-liderin"

Basketboll

Gazeta Express

18/03/2021 12:55

Peja e sfidon liderin

Basketboll

Gazeta Express

18/03/2021 12:55

Ponte Prizreni do ta kërkojë fitoren e radhës në duel me Verdhezinjtë, në derbin e mesjavës, që do të luhet sot

FIVE STAR Superliga e basketbollit vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-t këtë mesjavë.

Lexo Edhe:

Lideri Ponte Prizreni do të sfidohet sot nga Peja në palestrën e sporteve “Karagaçi”, shkruan Gazeta Express.

Prizrenasit synojnë fitore për ta ruajtur lidershipin në tabelë.

Në anën tjetër, “Verdhezinjtë” kanë nevojë për fitore për ta ruajtur pozitën e katërt.

Golden Eagle Ylli shihet si favorit ndaj Trepçës, në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, që do të luhet sot.

Therandasit me një fitore eventuale do t’i bënin presion liderit Ponte.

Nga ana tjetër, mitrovicasit do të mundohen ta bëjnë të pamundurën në palestrën “13 Qershori”.

Dje, Rahoveci e mposhti Sigal Prishtinën, kurse Bashkimi ishte më i mirë se Vëllaznimi. /Gazeta Express/