Peja e fiton ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bashkimit - Gazeta Express
string(55) "peja-e-fiton-ndeshjen-e-pare-cerekfinale-ndaj-bashkimit"

Peja e fiton ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Bashkimit

Sport

Gazeta Express

27/04/2022 23:29

Peja e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të “Play-off”-it ndaj Bashkimit me rezultat 94:70 (20:23, 24:19, 22:15, 28:13). Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Trepça.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë në çerekun e parë dhe e fituan këtë pjesë 20:23. Prizrenasit në periudhën e dytë e shtuan epërsinë deri në shtatë pikë, por pejanët nuk dorëzohen, duke shkrirë epërsinë dhe shkuan në pushim me dy pikë dallim, 44:42.

Lexo Edhe:

Vendasit ishin më të mirë në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 62:52, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57. Në dhjetë minutat e fundit, verdhezinjtë shkëlqyen, duke thelluar epërsinë dhe triumfuan 94:70, kurse dueli i radhës zhvillohet në Prizren.

Te Peja u dalluan Darius Washington me 29 pikë e shtatë kërcime, Daniel Lekndreaj me 13 pikë e tetë kërcime dhe Calvin Godfrey me 13 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 24 pikë e tetë kërcime dhe Corey Ross me 15 pikë. /Gazeta Express/