Peja e deklason ekipin malazez, Plevla - Gazeta Express
string(37) "peja-e-deklason-ekipin-malazez-plevla"

Basketboll

Gazeta Express

18/03/2024 23:00

Peja e deklason ekipin malazez, Plevla

Basketboll

Gazeta Express

18/03/2024 23:00

Peja ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro në Ligën Ballkanike.

Kampionia aktuale e Kosovës ka triumfuar ndaj ekipit malazez Plevla me rezultat të thellë 105-75.

Lexo Edhe:

Që nga fillimi e deri në fund, pejanët ishin më të mirë, duke arritur fitore të merituar.

Pothuajse i gjithë ekipi verdhezi ka realizuar pikë sonte e më të dalluarit ishin Meriton Ismaili me 26 pikë dhe Justin Davis me 21 sosh.

Te Plevla, George Bradley Martin kishte 17 pikë e Darius McNeil 14 sosh.

Momentalisht Peja ka 5 fitore e 2 humbje, derisa Plevla nga 8 xhiro ka po aq humbje.