Sulmuesi spanjoll dëshiron ta vazhdojë eksperiencën në “Stamford Bridge”. Kontrata e tij aktuale do të skadojë gjatë verës që vjen
Pedro Rodriguez nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea, shkruan Gazeta Express.
Sulmuesi spanjoll ka folur për të ardhmen e tij, duke konfirmuar se do të donte të vazhdojë të luajë tek “Blues”.
32 vjeçarit do t’i skadojë kontrata aktuale më 1 korrik të këtij viti, por ai shpreson që Të Kaltrit t’ia vazhdojnë atë për një apo dy vjet.
Ish-përfaqësuesi spanjoll ka dështuar të luajë në vazhdimësi nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard.
Ai i ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje këtë sezon deri tash në Premierligë.
Për ish-futbollistin e Barçës flitet se mund të rikthehet në Spanjë nëse Chelsea s’ia vazhdon kontratën. /Gazeta Express/