Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër - mos të fokusohemi në çështje që na ndajnë - Gazeta Express
string(123) "kerkesat-per-doreheqje-abdixhiku-zgjedhjet-e-rregullta-partiake-jane-vitin-tjeter-mos-te-fokusohemi-ne-ceshtje-qe-na-ndajne"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 18:32

Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër – mos të fokusohemi në çështje që na ndajnë

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 18:32

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ku munguan disa figure partiake që po kërkojnë dorëheqjen e tij.

Abdixhiku tha se zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër dhe LDK-ja pati një Kuvend më 31 janar.

Ai tha se LDK-ja nuk duhet të fokusohet në tema që e ndajnë partinë.

“Për ne LDK-në zgjedhjet e rregullta mbahen vitin tjetër dhe LDK ka pasur një Kuvend 31 janar”.

“Do dëshiroja që LDK-ja të merret sa më pak me çështje që i ndajnë, e kemi pasur një Kuvend dhe këto nuk i bëjnë mirë LDK-së”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement