PDK-ja thotë se nuk ka vija të kuqe, VV-ja hedh poshtë mundësinë për koalicion me PDK-në - Gazeta Express
string(87) "pdk-ja-thote-se-nuk-ka-vija-te-kuqe-vv-ja-hedh-poshte-mundesine-per-koalicion-me-pdk-ne"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 9:02

PDK-ja thotë se nuk ka vija të kuqe, VV-ja hedh poshtë mundësinë për koalicion me PDK-në

Lajme

Gazeta Express

23/05/2024 9:02

Ka disa ditë që në skenën politike është bërë temë diskutimi një koalicion i mundshëm ndërmjet partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë më të madhe opozitare, PDK-së.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, nuk e përjashtoi mundësinë për lidhjen e një koalicioni me Vetëvendosjen duke thënë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe në këtë drejtim.

Lexo Edhe:

“Ne vija të kuqe s’kemi asnjëherë për ne është e rëndësishme që qeverinë e ardhshme ta udhëheqë kryeministri Bedri Hamza dhe ky do t’ia prezantojë një ekip të jashtëzakonshëm Kosovës”, tha Tahiri.

Por deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, hedh poshtë një mundësi për koalicion me PDK-në. Thotë se Vetëvendosje nuk ka nevojë për PDK-në.

“Ky është një narracion që LDK-ja duke e krijuar ë publik, Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk do të ketë, ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar kaluar dhe do qeverisim me vendin ashtu sic kemi qeverisur deri më sot. Ne s’kemi nevojë për PDK-në as nuk do futemi me PDK-në ne do ta qeverisim vendin vetë, kurdo që mbahen zgjedhjet pas një dy muajve”, tha Bajqinovci për RTV21.

PDK-ja është e vetmja parti opozitare që i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti për takim, nw tw cilin u diskutua edhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

Ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se pas takimit të fundit mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministrit Kurti, partia në pushtet tashmë ka “gjetur një partner”.