Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se janë takuar me kandidatët e kësaj partie për deputetë për të diskutuar organizimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
“PDK është gati të kthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën. Vetëm të bashkuar, me kontributin e secilit, mund ta nxjerrim vendin nga kriza dhe stagnimi, e t’i japim drejtimin që meriton. Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar Hamza.
Zgjedhjet do të mbahen më 7 qershor, ndërsa sot pritet të hidhet shorti për partitë politike për numrat që do të mbajnë në fletëvotime.
