PDK-ja do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes - Gazeta Express
string(80) "pdk-do-te-therrase-seance-te-jashtezakonshme-per-votimin-e-ligjit-te-rimekembjes"

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 13:51

PDK-ja do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes

Lajme

Gazeta Express

02/12/2020 13:51

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PKD-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar sot se partia e tij do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Express

Hoxhaj tha se PDK-ja do të kërkojë përkrahjen e deputetëve për ta kaluar Ligjin në lexim të dytë në Kuvend.

Lexo Edhe:

“PDK do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme, presim që edhe partitë tjera ta votojnë një Projektligj të tillë që është mbështetur në Komision”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërkohë, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, sot ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Express

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Express/