Pasuria e Konjufcës: Banesë 99 m², tokë dhe rreth 9 mijë euro kursime - Gazeta Express
string(72) "pasuria-e-konjufces-banese-99-m%c2%b2-toke-dhe-rreth-9-mije-euro-kursime"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 14:09

Pasuria e Konjufcës: Banesë 99 m², tokë dhe rreth 9 mijë euro kursime

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 14:09

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ku ka paraqitur të dhënat mbi asetet, të ardhurat dhe detyrimet e tij financiare.

Sipas formularit për vitin 2026, ai ka në pronësi një banesë prej 99 metra katrorë me vlerë 84,150 euro, një parcelë toke prej 53.90 m² me vlerë 10,781 euro, si dhe një vendparkim prej 12 m² në vlerë 2,160 euro.

Në llogaritë bankare, Konjufca ka deklaruar gjithsej 8,470 euro kursime, të depozituara në Bankën Kombëtare Tregtare.

Sa i përket detyrimeve financiare, ai ka një kredi për blerjen e banesës, me vlerë fillestare 55 mijë euro, ndërsa aktualisht i mbeten për t’i shlyer rreth 27,651 euro. Kostoja totale e kësaj kredie tejkalon 61 mijë euro.

Në total, vlera e pasurisë së tij të deklaruar arrin në rreth 105,561 euro, ndërsa pas zbritjes së borxhit të mbetur, pasuria neto vlerësohet rreth 77,900 euro.

Për sa i përket të ardhurave, ai ka raportuar pagë vjetore prej 22,064.77 euro nga funksioni shtetëror, si dhe 522 euro nga mëditjet për udhëtime zyrtare. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar 3,165 euro nga paga dhe 2,725.90 euro nga kompensime të tjera.

Në deklarim theksohet gjithashtu se Konjufca nuk zotëron kriptovaluta apo pasuri të luajtshme me vlerë mbi 3,000 euro. Po ashtu, ai ka deklaruar dy donacione nga 1,000 euro secila për subjektin politik Lëvizja Vetëvendosje gjatë viteve 2024 dhe 2025.

Advertisement
Advertisement
Advertisement