Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla - Gazeta Express
string(74) "pasi-u-denua-me-35-vjet-burg-i-plagosen-motren-kush-eshte-kastriot-hasalla"

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 19:50

Pasi u dënua me 35 vjet burg i plagosën motrën, kush është Kastriot Hasalla

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2023 19:50

Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Lushnjes, ku është plagosur me armë 60-vjeçarja Bajame Seneja.

60-vjeçaja është plagosur Armand Hasalla.

Lexo Edhe:

Shkak i këtij sulmi është bërë një konflikt i vjetër për një tokë 2 hektarë, për të cilën sot ishte mbajtur edhe një seancë gjyqësore, si edhe vrasja e djalit të Shaipi Hasallës dy vite më parë, nga vëllai i Bajames, Kastriot Hasalla

Raportohet se Kastriot Hasalla i akuzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në vitin 2021, është dënuar me 35 vjet heqje lirie.  

Gjykata e Lushnjes ka dhënë sot vendimin, raporton tvklan. Pikërisht pas këtij vendimi ka ndodhur një atentat në fshatin Ballagat ku mbeti e plagosur Bajame Senej, motra e Kastriotit.

Për këtë ngjarje, Afrim Hasalla, vëllai i Kastriotit, akuzon Shaip Hasallën, babain e Romeos që humbi jetën dy vite më parë.

Po kush është Kastriot Hasalla?

Kastriot Hasalla akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla,30 vjeç, më 29 Korrik të 2021-shit. Ai u vetëdorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes ku u plagosën edhe babai i Romeos, Shaipi dhe dy vëllezërit e tij, Laerti dhe Emiljano.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan fillimisht edhe vëllai e djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla.

Kur u vetëdorëzua, ai pranoi se ka qëlluar ndaj kushëririt të tij, Romeos dhe kërkoi të liroheshin vëllai dhe djali pasi nuk kanë përgjegjësi. Shkak për sherrin që përfundoi në tragjedi mes familjeve ka qenë një pronë me ullinj.

/Gazeta Express