Pasi “goditi” grupin e Kryemadhit, Meta prezanton ekipin e tij në PL - Gazeta Express
string(65) "pasi-goditi-grupin-e-kryemadhit-meta-prezanton-ekipin-e-tij-ne-pl"

Pasi “goditi” grupin e Kryemadhit, Meta prezanton ekipin e tij në PL

Shqiperi

Gazeta Express

16/04/2024 11:58

Pasi shkarkoi Endrit Braillmarin nga dy postet që mbante në Partinë e Lirisë, kryetari i kësaj force politike, Ilir Meta ka prezantuar ekipin e ri të punës.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së kryesisë Meta shkarkoi Braimllarin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të PL-së dhe nga posti i sekretarit politik në Korçë e Tiranë.

Lexo Edhe:

Sot, 16 prill, ai ka ndarë një foto në rrjetin e tij social Facebook, ku vihet re mungesa e grupit të Kryemadhit.

“Puna sot nisi me debatet për ndryshimet në program sipas 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus. Falenderoj z.Haxhinasto dhe të gjithë kolegët që punojnë me shumë përgjegjësi!”, shkruan Meta krahas fotos. 

Ai shfaqet në tryezë me Tedi Blushin, Paskal Milon, Edmond Haxhinaston, Miranda Rirën, Edmond Panaritin dhe disa anëtarë të tjerë të partisë.

Gjatë mbledhjes së sotme, ka munguar sërish Monika Kryemadhi.

Ditën e djeshme, në mbledhjen e kryesisë ku mungonte bashkëshortja e tij, njëherësh anëtarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Meta deklaroi se partia nuk do të ketë dy drejtues.

“Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatin e autobusit”, deklaroi ai.

Meta gjithashtu paralajmëroi rithemelimin e partisë që drejton, në Konventën që do të mbahet më 27 prill.

Meta i bëri thirrje kujtdo që dëshron të drejtojë Partinë e Lirisë që të kandidojë në Konventën e 27 prillit.

“Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit.

Ilir Meta përgjatë javëve të fundit ka shtuar mesazhet për tradhtarë brenda radhëve të Partisë së Lirisë. Vetëm disa ditë më parë ai tha se ka larguar gardistin duke e quajtur patronazhist të Erion Veliajt, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se figura të PL janë shitur te Edi Rama.