string(115) "pas-vrasjes-se-komisar-lamajt-skuadra-policore-i-zhduku-krahun-e-djathte-si-u-shpetoi-tre-atentateve-gentjan-bejtja"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2023 10:54

Pas vrasjes së komisar Lamajt skuadra “policore” i zhduku krahun e djathtë, si u shpëtoi tre atentateve Gentjan Bejtja

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2023 10:54

Hasmit e kanë firmosur vdekjen e tij, por jo fati. Gentjan Bejtja duket se është një hap para armiqve. Ai sot i ka shpëtuar atentatit të tretë që ishte organizuar në shtëpinë e tij në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, raporton Gazeta Express. Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas në mesnatë dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ky i fundit. Viktimë mbeti kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentjanit.

Bejtja është një emër i njohur për policinë. Ai ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMË, e përdorur në vrasjen e kryekomisar Lamajt. Miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në Shkurtin e vitit 2015, filloi të futej në rrethin e armiqve.

Hera e parë që kanë tentuar ta vrasin ka qenë në 2016 kur i ka shpëtuar një atentati, me eksploziv. Në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë. Edhe më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një tjetër atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.

/Gazeta Express