Pas prezantimit në “Camp Nou”, Lewandowski paralajmëron Realin dhe flet për Benzeman - Gazeta Express
string(81) "pas-prezantimit-ne-camp-nou-lewandowski-paralajmeron-realin-dhe-flet-per-benzeman"

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 15:01

Pas prezantimit në “Camp Nou”, Lewandowski paralajmëron Realin dhe flet për Benzeman

Sport

Gazeta Express

05/08/2022 15:01

Robert Lewandowski është prezantuar sot para tifozëve të Barcelonës.

Sulmuesi polak ishte paraqitur me katalunasit në ndeshjet para-sezonale, por sot u organizua ceremonia e prezantimit të tij zyrtar në “Camp Nou”, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Lewandowski është paraqitur edhe në konferencë për media, ku mes tjerash tha se është gati për rivalitetin me Real Madridin.

“Sigurisht që unë dua të luaj në ‘El Clasico’. Gati për t’u përballur me Realin, di si të luaj kundër tyre. Sezoni i kaluar ishte shumë i mirë për ta, por Barcelona është këtu për t’i mposhtur”, tha ai.

“Nuk mendoj për Real Madridin apo për Benzeman. Është një sulmues i jashtëzakonshëm, ai ka luajtur në La Liga për shumë vite, por është e rëndësishme për mua që të luaj mirë për Barçën, jo kundër tij”, shtoi 33-vjeçari. /Gazeta Express/